Aurela tregon si rrezikoi të humbiste zërin dhe takimin që e shpëtoi

by admin
Spread the love

Si çdo artiste, edhe Aurela Gaçe, diva e skenës ka patur problemet e saj dhe sot ka vendosur të ndajë një moment të vështirë me ndjekësit. Ajo ka zbuluar se në një periudhë ka rrezikuar ta humbasë zërin e saj unik. Gaçe ka publikuar një foto me doktoreshën amerikane Gwen Korovin dhe tregon se takimi me të i ka shpëtuar zërin.

“Pacientja e saj prej 16 vitesh. Gjatë një periudhe të vështirë timen me kordat vokale, ishte takimi me të që më bëri të kuptoj shumë mbi diçka që e ke edhe nesër mund të mos e kesh. Sa herë jam në Neë York, patjetër të jem nën kontrrollin e saj. Doktoreshë, faleminderit që më shpëtove zërin. Nuk mund të jetoj pa muzikë dhe faleminderit për kujdesin e madh ndaj meje. Të kam takuar në një periudhë shumë të vështirë dhe ja ku jam, duke performuar më e fortë e më e fortë.

Kur hyn në zyrën e saj, muret janë plot falenderime,nga artistët më të mëdhenj të muzikes pop, rock, jazz, opera, artistë të brodëay prezantuesë etj. Nuk arrita t’i xhiroj gjithë muret e historisë së saj, por ndihem me fat që e kam mundesine të jem nën kujdesin e saj!”, shkruan Aurela.

!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like