ATP uroi Pavarësinë e Shqipërisë me flamurin “Autochthonous”, revoltohen serbët: E turpshme

by admin
Spread the love

ATP ka uruar festën e Pavarësisë së Shqipërisë në rrjetet sociale, ku foto e përzgjedhur ishte flamuri i ngritur me dron më 14 tetor 2014 në stadiumin e Partizanit të Beogradit, pikërisht në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Profili zyrtar i Federatës Botërore të Tenisit ka postuar në faqen e tij flamurin e Shqipërisë së Madhe të varur në një dron që fluturoi në Beograd gjatë ndeshjes kualifikuese ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.

Pasi droni fluturoi në fushë, pati trazira të mëdha dhe përplasje mes lojtarëve dhe tifozëve. Ndeshja u regjistrua me fitoren e Shqipërisë 3-0. Serbët janë shumë të zemëruar me këtë akt të ATP-së. Nuk është e qartë nëse ky është një sulm hakeri apo një gabim nga një administrator i painformuar.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri! Në këtë ditë madhështore, zemrat tona janë plot krenari teksa festojmë frymën e qëndrueshme të lirisë dhe bashkimit. Le të valojë me krenari flamuri autokton, simbol i historisë sonë të pasur dhe të tregojë forcën e kombit tonë. Në këtë ditë të shenjtë le të ngrihet shpirti ynë kolektiv sepse Shqipëria ishte, është dhe do të jetë përgjithmonë zemra e identitetit tonë të përbashkët”, thuhet në njoftim.

Për këtë njoftim kanë reaguar edhe mediat serbe, të cilat mendojnë se nuk ka qenë rastësi.

“Nuk ka dyshim se profili i organizimit të tenisit është zgjedhur qëllimisht, duke qenë se serbi Novak Xhokoviç është më i miri në histori, ndaj shqiptarët, të paktën për një kohë të shkurtër, u përpoqën që të paktën në një farë mënyre të tërheqin vëmendjen e publikut të tenisit për veten e tyre. Kur nuk i kanë lojtarët e tyre, vendosën të bëjnë këtë përpjekje të turpshme”, shkruan Blic.

Sipas tyre, Shqipëria e Madhe përfshin, përveç Shqipërisë dhe Kosovës, edhe pjesë të Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, zona e banuar me shqiptarë./ h.ll/abcnews.al

You may also like