Atletiko humbet ndaj Kadizit, Simeone: Me Interin do të japim jetën

by admin
Spread the love

Atletiko e Madridit nuk po kalon momentin më të mirë të sezonit, por Interi nuk i zë aspak besë skuadrës së Diego Simeones. Në sfidën e kësaj fundjave u mposht nga Kadizi me rezultatin 2-0.

Këta të fundit nuk fitonin në shtëpi që nga shtatori, por Atletiko duket se shkoi aty duke menduar vetëm për sfidën ndaj Interit. Këtë gjë e tha edhe vetë trajneri Simeone që premtoi betejë dhe “luftë” deri në vdekje kundër zikaltërve.

“Në këtë ndeshje nuk bëmë aspak lojën që kishim në mendje dhe donim. Patëm raste me Jorenten, por nuk ia dolëm. Djemtë bënë një sakrificë të madhe, por në transfertë nuk po na ecën mirë këto kohë. Sigurisht që trajneri ka përgjegjësi në këtë aspekt dhe ndoshta nuk po e zgjoj ekipin. Mirëpo tani e gjithë vëmendja është tek Interi.

Unë dhe lojtarët do të luajmë sikur të jetë ndeshja e fundit dhe deri në vdekje, duke e ditur edhe forcën që kanë. Grizman? Shpresoj të jetë. Nëse jo, do të jetë ndaj Barcelonës”, tha Simeone.

PANORAMASPORT.AL

You may also like