ATHINË – Telefonatë Mitsotakis-Erdogan për krizën në LM

by admin
Spread the love



ATHINË/ANKARA, 17 tetor /ATSH-DPA/ – Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk, Recep Tajip Erdogan folën me telefon për të diskutuar për stabilitetin dhe sigurinë rajonale në Lindjen e Mesme, duke shkuar përtej çështjeve që lidhen me axhendën greko-turke.

Sipas ”Kathimerini”-t, “ky zgjerim i agjendës në shkëmbimet mes Mitsotakis dhe Erdogan shihet gjithashtu si dëshmi e një niveli të përmirësuar ndjeshëm të komunikimit dhe gjithashtu ka një karakter thelbësor”.

”Nëse konflikti në Gaza do të zgjatet, rajoni do të destabilizohet do të ketë pasoja direkte ose indirekte në sigurinë e të dy vendeve”, shton ajo.

”Për më tepër, një luftë e zgjatur do të krijojë kushtet për flukset migratore nga Gaza dhe kampet ekzistuese të refugjatëve në vendet fqinje”, komenton ”Kathimerini”./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprak​Osmani: Garantimi dhe mbrojtja e sigurisë në Kosovë janë prioritet


You may also like