Atalanta i falet heroit Gjimshiti, Lazio përmbyset! Sevilla prek kualifikimin

by admin
Spread the love

Atalanta feston, Lazio jo. Skuadra nga Bergamo ka fituar me përmbysje kundër Olympiacos, me rezultatin 2-1, dhe heroi kam qenë mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti.

Grekët shënuan shpejt në portën e Atalantës, me anë të Soares. Pas një ore lojë, Gjimi nuk fali me kokë pas një goditjeje këndi. Tre minuta më pas bëri të njëjtën gjë, këtë herë me një gjuajtje “voley” që i dha fitoren skuadrës italiane.

E kundërta ndodhi me Lazion, që nuk e ruajti epërsinë pas golit të Zaccagni. Toni Martinez realizoi dy gola dhe i dha fitoren me rezultatin 2-1 Portos. Në barazim doli vetëm RB Leipzig-Real Sociedad, 2-2.

Sevilla ka hedhur një hap drejt kualifikimit, pasi mposhti 3-1 kroatët e Dinamo Zagreb. Rakitic zhbllokoi ndeshjen me penallti, kurse golat e tjerë i realizuan Ocampos dhe Martial në fundin e pjesës së parë. / oversport.tv

EUROPA LEAGUE – Play off, 1/16-at e finaleve

Atalanta-Olympiacos 2-1
Shënues:
Gjimshiti 61′, 64’/  Soares 17’

Porto-Lazio 2-1
Shënues:
Martinez 37′, 49′ / Zaccagni 23′

RB Leipzig-Real Sociedad 2-2
Shënues:
Nkunku 31′, Forsberg (pen.) 82’/ Le Normand 9′, Oyarzabal (pen.) 63′

Sevilla-Dinamo Zagreb 3-1
Shënues:
Rakitic (pen.) 13′, Ocampos 44′, Martial 45+1′ / Orsic 41′

Foto: UEFA Europa League, Twitter

You may also like