Atalanta “fiket” në shtëpi, Nkunku çon RB Leipzig në gjysmëfinale

by admin
Spread the love

RB Leipzig ka shtangur italianët e Atalanta në Bergamo me rezultatin 2-0 dhe është kualifikuar në gjysmëfinalet e Europa League dhe tani pret fituesin e Braga-Rangers, për të mësuar ekipin rival.

Christopher Nkunku ishte ai që i likuidoi italianët, me dy golat e shënuar. Atalanta e nisi në sulm dhe sinjalin e parë e dha me Zappacosta, por nuk ia doli të shënonte.

Nga ana tjetër RB Leipzig u kundërpërgjigj me një kundërsulm dhe Nkunku arriti ta çonte topin në rrjetë edhe me ndihmën e shtyllës pingule. Atalanta mund të kishte pësuar edhe golin e dytë, por ishte me fat që topi i gjuajtur nga Laimer përfundoi ngjitur me shtyllën pingule.

Pjesa e dytë nisi me një pretendim për penallti nga italianët, por VAR nuk mendoi ashtu. Laimer sërish ishte i rrezikshëm për gjermanët, kurse në krahun tjetër Atalanta iu afrua golit me Hatebour.

Nkunku u shfaq rrezikshëm sërish, por në minutën e 68-të nuk shënoi dot. Thuajse 20 minuta më pas Musso shkaktoi një penallti dhe Nkunku nuk fali, duke shënuar golin që i mbylli të gjitha llogaritë dhe Atalanta u ndal sërish në çerekfinale dhe gjermanët ishin ata që festuan kualifikimin.

EUROPA LEAGUE – ÇEREKFINALET

Atalanta-Leipzig 0-2 (1-1)
Shënues:
Nkunku 18’, (pen.) 87’

Foto: RB Leipzig, Twitter

You may also like