Asllani pasi shënoi për Interin: “Golin ia dedikoj familjës”

by admin
Spread the love

Kristjan Asllani ishte protagonisti kryesor në ndeshjen e mbrëmjës së sotme që Interi fitoi 2-1 përballë Genoas. Mesfushori shqiptar shënoi golin e parë për zikaltërit, duke u dhënë motiv për të shkuar drejt një fitore mjaft të rëndësishme.

Pas kësaj ndeshje ka folur vetë 21-vjeçari nga Elbasani, i cili shpreh emocionet e golit të parë me fanellën e Interit madje tregon edhe se kujt ia dedikon atë. Ai gjithashtu tregohet profesionist duke u fokusuar menjëherë tek ndeshja e radhës, ku Interi do të luajë përballë Bolognas.

“Mbi të gjitha kjo është një fitore e rëndësishme. Genoa bëri një futboll të mirë dhe na vendosi në vështirësi. Mendoj se edhe mund të mos e pësonim atë gol, por e përballuam mirë duke vuajtur si ekip. Ndihej lodhja te ekipi, por e rëndësishme është që morëm këto 3 pikë dhe ia dolëm mjaft mirë.+15 pikë nga Juve? E dimë që është një avantazh i rëndësishëm. Tani kemi sfidën me Bolognan e cila është themelore dhe padyshim që duam 3 pikët edhe aty.

Dedikim për golin? Ia dedikoj familjes sime, por edhe djemve që më ndihmojnë çdo ditë. Nga Lautaro te Barella, të gjitah kanë ardhur për të më përqafuar. Sinqerisht e kam pritur prej kohësh këtë gol, sepse unë jam një tifoz i Interit dhe është diçka e bukur”, u shpreh Kristjan Asllani pas ndeshjes Inter-Genoa.

You may also like