Asistenti i Jyrgen Klopit përpara finales së Kupës: Liverpuli i do të katër trofetë

by admin
Spread the love

Mohamed Salah, Darvin Nunjez dhe Dominik Sobozlai do të përballen me të gjithë testet e fitnesit të minutës së fundit përpara finales së Kupës Karabao të Liverpulit me Çelsin.

Të tre lojtarët humbën fitoren e mesjavës 4-1 të Liverpulit ndaj Lutonit me lëndime të ndryshme, por u stërvitën përpara finales së të dielës në “Uembli”.

DËMTIMET Mohamed Salah dhe Darvin Nunjez munguan të dy në ndeshjen e fundit me shqetësime muskulore, ndërsa Dominik Sobozlai nuk është aktivizuar prej tri javësh për shkak të një problemi gjithashtu muskulor.

Në konferencën për shtyp, asistenti i Jyrgen Klopit, Pep Lijnders, tha përpara mediave: “Dom (Sobozlai), Darvin (Nunjez) dhe Mo (Salah) duhet t’i vlerësojmë. Kemi kohë, dhe në minutën e fundit do të kontrollojmë nëse ata mund të jenë atje. Do të ishte e shkëlqyer nëse po”.

RESPEKT ÇELSIT Liverpuli (50 trofe) dhe Çelsi (28) kanë fituar së bashku 78 trofe të mëdhenj mes tyre, dhe kjo do të jetë një finale e katërt e kupave vendëse mes tyre. “Reds” vijnë sot si favoritë, pavarësisht mungesave. Klop shpreson ende që ta mbyllë karrierën e tij në “Anfield” me katër trofe këtë sezon, ndërsa Çelsi lufton për të fituar trofeun e parë të epokës Bohli, me skuadrën e Mauricio Poçetinos që vuan ende të gjejnë qëndrueshmërinë këtë sezon. Por Lijnders është i kujdesshëm për kërcënimin që paraqet Çelsi.

Ai komentoi duke thënë: “Një finale e mirë fillon vetëm duke respektuar dhe analizuar pikat e forta të kundërshtarit dhe ku t’ia nisësh? Ata patën disa paqëndrueshmëri në fillim.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

You may also like