ASH: Vendosja e kryqit në Kodër të Diellit është provokim, Bilall Kasami të mbajë përgjegjësi

by admin
Spread the love

Nga Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar në lidhje me vendosjen e kryqit në kishën “Shën Naumi i Ohrit – Çudibërësi” në Kodër të Diellit, përcjell TV21. Nga kjo parti thonë se kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami duhet të mbaj përgjegjësi.

“Vendosja e Kryqit 15 metra të lartë në Kodrën e diellit në një vend turistik , në pragun e sezonit turistik përbën provokim dhe polarizim krejtsisht të panevojshëm. Një Kryqëzimi i vendeve të tilla na e rikujton kohën e regjimit të Gruevskit dhe fushatën tij për të nxitur urrejtje ndërfetare dhe ndëretnike, kohë më parë e cila krijoj ndarje dhe tendencë për të ortodoksuar vendin në masë të madhe, duka ra ndesh me diversitetin kulturor, etnik dhe fetar ne vendin tonë. Kërkojmë nga Komuna e Tetovës dhe Billall Kasami si dhe shefi i Inspektoriatit Sedat Supejmani të mbajë përgjegjësi për këtë skandal, njeherit të japë përgjigje se ky kryq i vendosur a ka leje nga Komuna e Tetovës, nëse nuk ka të përgjigjet përse i njejti është lejuar të ndërtohet nga inskpektoriati i Komunës së Tetovës, dhe përse nuk janë ndërprerë punimet deri me tani. Vendosja e këtij Kryqi në qendër skijimi dhe përballë villave ku 80% e pronarëve janë shqiptar përbën provokim të patolerueshëm edhe më të madh. Në Kodrën e Diellit ka edhe Kishë të vendosur në kompleksin e Manastirit dhe një Xhami, dhe çdo objket tjetër apo simbol i fetar, është i panevojshëm dhe vetëm mund të shërbej si provokim ndër fetar dhe ndër etnik”, thonë nga ASH.

You may also like