ASH: Sot shihet fytyra e vërtetë e Mickovskit dhe partnerëve të tij politikë

by admin
Spread the love

Sot më shumë se kurrë shihet fytyra e vërtetë e Mickovskit dhe partnerëve të tij politikë. Takimi dhe publikimi i fotografisë me Gordana Jankullovskën, legalizojnë dhe rehabilitojnë krimin politik dhe institucional si viktimë politike. Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër tentimin e Hristijan Mickovskit dhe DPMNE-së, që të amnistojnë dhe rehabilitojnë kriminel që janë duke vuajtur dënimin me burg edhe në këto momente.

Fakti që VMRO asnjëherë nuk ka gjetur forcë për të kërkuar falje për të shkuarën e errët dhe të distancohet nga ajo periudhë, tregon se edhe e ardhmja e tyre mbetet krimi e errësira, e në këto veprime regresive kanë partner edhe ca shqiptarë të mjerë.

Pyesim publikisht, Mickoskin dhe opozitën, a do të thotë kjo fotografi se planifikoni rikthimin në politikë të të gjithë kriminelëve të dënuar me vendime të plotëfuqishme për krime dhe keqpërdorime të pushtetit në të kaluarën? A është kjo arsyeja e kundërshtimit dhe bllokimit të së ardhmes evropiane të vendit, që do të sillte edhe drejtësinë dhe luftën e drejtë kundër krimit dhe korrupsionit?

MARKETING




You may also like