Arteta “kërcënon” Liverpoolin: Jemi “flakë” me ekipet e mëdha, mundëm edhe Cityn

by admin
Spread the love

Arsenal-Liverpool është supersfida e javës së 23-të së Premier League angleze. Dy gjigantët e futbollit të ishullit do të përballen të dielën në 17:30 në “Emirates Stadium”.

Në një takim që do të përcaktojë se cila nga skuadrat do të rivalizojë Manchester City për titullin kampion.

Në prag të duelit me kryesuesit e Liverpoolit, trajneri i Topçinjve, Mikel Arteta, u shfaq besimplotë se skuadra e tij do të marrë një rezultat pozitiv.

Në takimet e fundit ndaj Liverpoolit, ne kemi dominuar çdo aspekt, por na ka munguar saktësia para portës. Duhet të shfaqemi më të saktë dhe efikas. Jam shumë i emocionuar.

Është gjithmonë një ndjenjë e bukur që të përgatitësh një ndeshje ndaj Liverpoolit. Ata janë një skuadër e shkëlqyer dhe që përpiqen të dominojnë. Avantazhi ynë është që luajmë në shtëpi, do të kemi mbështetjen e tifozëve”.

Më pas, trajneri spanjoll i Arsenalit foli për hapat fals të ekipit të tij këtë sezon që e kanë penalizuar në ruajtjen e vazhdimësisë.

Sigurisht që kemi bërë gabime këtë sezon. Por, e kemi treguar që mund t’i fitojmë ndeshjet e mëdha. Ne mundëm Manchester Cityn në Emirates. Çdo skuadër e ka të vështirë këtu”./Shqip


Top Channel

You may also like