Arteta i tërbuar për golin e pësuar ndaj Brentford: Nuk ishte gabim njerëzor!

by admin
Spread the love

Arsenal u ndal në një barazim 1-1 në ndeshjen e fundit të Premier League ndaj Brentford teksa goli që pësuan topçinjtë shkaktoi shumë polemika.

Kjo sepse bëhej fjalë për një pozicion të dyshimtë jashtë loje, teksa edhe VAR vonoi në vendim dhe në fund, goli u akordua për Brentford.

Në lidhje më këtë episod, trajneri Mikel Arteta reagoi ashpër në konferencë para ndeshjes me Manchester City. Tekniku spanjoll pasi pa edhe pamjet me qetësi theksoi se gabimi i kryer nga teknologjia dhe arbitrat në fushë, nuk mund të jetë njerëzor.

“Ne e përfunduam ndeshjen ndaj Brentford me një zemërim të madh, sepse unë mendoj se nuk ishte një gabim njerëzor ai që na penalizoi. Aty bëhet fjalë për dikë që nuk e kupton mirë punën e tij dhe kjo është e papranueshme, por kjo i kushtoi Arsenalit dy pikë. Por, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të pranojmë faljen dhe shpjegimet në të njëjtën kohë”, u shpreh Arteta.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like