Arteta: E admiroj Tuchel! Kujdes, Bayerni nuk është vetëm Kane

by admin
Spread the love

Arsenali pret Bayern Munich të martën në mbrëmje, në takimin e parë çerekfinal të Champions League.

Trajneri Mikel Arteta foli përpara ndeshjes, duke mos i kursyer elozhet për kolegun Thomas Tuchel.

“Po e shijojmë shumë momentin. Jemi aty ku do të donim të ishim, në kampionat dhe Champions League. Do të sfidojmë një nga klubet më të suksesshme në Europë, por mezi presim të përpiqemi të kapërcejmë këtë lloj vështirësie.

Bayerni është një skuadër e madhe. Jam një admirues i madh i Tuchel dhe i mënyrës se si luajnë skuadrat e tij. Kam mësuar shumë prej tij, duke parë dhe studiuar punën që ka bërë.

Jemi përgatitur shumë mirë. Nëse arrijmë të luajmë futbollin tonë, atëherë do të kemi shumë mundësi për të fituar. Harry Kane është i jashtëzakonshëm, por nuk është rreziku i vetëm nga Bayerni.

Pres një stadium plot dhe shumë pasion e emocione, pasi kemi 15 vite që e presim një mbrëmje të tillë”, u shpreh trajneri spanjoll i kryesuesve të Premier League.

You may also like