Arrestohet tetë vjedhës, zbardhen mbi 10 vjedhje të rënda

by admin
Spread the love

Policët e Departamentit për Krime të Përgjithshme në SPB Shtip, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve operative kanë zbardhur shtatë vepra penale “vjedhje e rëndë” dhe tri vepra të “vjedhjes”. Veprat penale janë kryer në shtëpi pushimi, shtëpi dhe vetura, në territorin e qytetit të Shtipit, në periudhën nga janari deri në korrik të këtij viti, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme pasditen e sotme.
Për shkak të ekzistimit të bazës së dyshimit se janë autorë të krimeve, janë privuar nga liria D.A.(30), A.D.(18), J.I.(33), T.J.(18), A.S..(40) të gjithë nga Shtip, J.M.(20) nga Strumica, S.R.(22) nga Radovishi dhe S.R. (20) nga Koçani.
“Në një bisedë zyrtare në stacionin policor, ata kanë pranuar vjedhje”, thuhet në njoftimin.
Pjesa më e madhe e sendeve të vjedhura që janë gjetur janë konfiskuar dhe kthyer qytetarëve të dëmtuar.
Pas kompletimit të rasteve ndaj personave do të ngrihen kallëzimet përkatëse penale.

MARKETING




You may also like