Arrestohet prifti që donte të mbante funeralin e Navalnyt! Zëdhënësja e ish-liderit të opozitës ruse: I dhanë një goditje në tru…

by admin
Spread the love

Zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmysh ka deklaruar se forcat ruse kanë arrestuar priftin që donte të mbante një ceremoni përkujtimore për Alexei Navalny.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Yarmysh me nota sarkastike shkruan se i dhanë forcat e sigurisë një goditje “në tru” priftit, çka nënkupton shkakun e vdekjes së Navalnyt, një goditje me grusht në zemër sipas metodës sovjetike të përdorur nga shërbimi sekret i KGB-së.

“E mbani mend priftin që donte të mbante një ceremoni përkujtimore për Alexei Navalny? Fillimisht e arrestuan, i dhanë një goditje (në tru) dhe tani forcat e sigurisë shkuan në shtëpinë e tij”- shkruan Yarmysh.


Top Channel

You may also like