Arrestohet 38-vjeçari, u arratis nga burgu – Shqip

by admin
Spread the love

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një 38-vjeçar i cili ishte arratisur nga burgu i Strumicës.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme me detaje rreth rastit:

“Më datë 07.02.2024 rreth orës 20:30 në afërsi të fshatit Krupishtë, komuna e Karbincit, efektivët e policisë nga Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Departamenti i Kërkimeve së bashku me zyrtarë policor të SPB-Shtip kanë privuar G.T.(38) nga fshati Balvan i Poshtëm, komuna e Karbincit. Ai është dënuar me dy vjet burgim për vepër penale të kryer sipas nenit 259 të Kodit Penal, ndërsa kërkohej me urdhër të Burgut të Strumicës për vuajtje të dënimit me një vit e një muaj. Personi është dërguar në institucion për të vuajtur dënimin”, thonë nga MPB.

You may also like