Arrestohet 33 vjeçari nga Gostivari, sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij

by admin
Spread the love

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 33 vjeçarin M.M. nga Gostivari i cili paraprakisht ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij për sulm fizik.
“Me datë 15.01.2024 në ora 22.00 në Gostivar, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria personin M.M. (33) nga Gostivari pasi që dhjetë minuta më parë ishte denoncuar nga gruaja e tij 33-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte kërcënuar. Personi është mbajt në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtrimi përkatës”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

MARKETING



You may also like