Arrestohen dy burra dhe një grua për prostitucion në Gjakovë

by admin
Spread the love

Të enjten në Gjakovë janë arrestuar dy burra dhe një grua si të dyshuar për veprën penale “marrje me prostitucion”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, transmeton Shqip.

“Gjakovë 01-02.012.2022-23:00. Me 06.07.2023 janë arrestuar tre të dyshuar, një femër kosovare, dhe dy meshkuj kosovarë nën dyshimin e arsyeshëm se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

klankosova.tv

You may also like