Arrest shtëpiak për të dyshuarin e pestë për sulmin në M-NAV, prokuroria do të ankohet

by admin
Spread the love

Gjykata Themelore Penale caktoi arrest shtëpiak për të dyshuarin e pestë për sulmin në M-NAV, i cili u arrestua mbrëmë në kufirin me Kosovën. Prokuroria Themelore Publike Shkup njoftoi se kundër këtij vendimi do të ankohet.

Dje është bërë e ditur se është arrestuar edhe personi i pestë, i dyshuar për depërtimin në M-NAV, i cili është kapur në kufirin me Kosovën.

Për katër të arrestuarit e tjerë, përfshirë edhe Bekim Nezirin, gjykata paraprakisht kishte vendosur arrest shtëpiak.

 

MARKETING



You may also like