Armët dhe pajisjet e përdorura në sulmin terrorist janë të prodhuara në Serbi – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se armët dhe pajisjet e përdorura gjatë sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, janë të prodhuara nga prodhuesit shtetërorë serb të armëve ushtarake.

“Ideja se mjetet e blinduara ushtarake dhe një arsenal i madh i prodhuar nga shteti serb hynë në Kosovë, të gjitha pa përfshirjen e qeverisë serbe, thjeshtë nuk është e besueshme”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Kurti, në disa fotografi të publikuara bëri të ditur se anti-tanku i përdorur nga grupi terrorist është prodhim serb, i prodhuar në fabrikën shtetërore “Sloboda” në Serbi.

Ndërsa, për sa i përket mitralozit “Zastava”, Kurti tha se i njëjti është i prodhuar në fabrikën shtetërore serbe të armëve “Zastava Arms” në Kragujevc.

“Zasatava M70”, një variant i kallashnikovit AK47 dhe “Zastava M76 (sniper), po ashtu, sipas Kurtit janë prodhuar në fabrikën shtetërore serbe të armëve “Zastava Arms” në Kragujevc.

You may also like