Kryetari i Partisë Demokratike Evropiane, Arjanit Hoxha, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, i pyetur për të komentuar Raportin e Komisionit Evropian, u shpreh se raporti ka një këndvështrim mjaft kritik, ashtu siç duhet të jetë.
“Aspekti deklarativ i shumicës aktuale se gjithë fokusi është për integrimin në BE, në fakt dëshmon se në esencë kanë dështuar në detyrat e shtëpisë. E kuptojë se situata gjeopolitike në gjithë botën, është e tillë që imponon veprime të orientimit strategjik që nuk duhet të vendohet në pikëpyetje në asnjë moment, por kjo duhet të ece paralelisht me atë që po synojmë. Nëse ne synojmë vlerat evropiane ne duhet të bëjmë reformat evropiane”, deklaroi Arjanit Hoxha.
Ai tha se raporti është një far lloj vetëdisimi se jashtë aspektit deklarative duhet të punohet në teren.