Arifi: Plani pesëpikësh i Kurtit është i logjikshëm e i arsyeshëm, por duhen plotësuar disa kushte

by admin
Spread the love

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, një ditë më parë ka njoftuar se përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe të dërguarit për dialogut, Miroslav Lajçak, ia ka prezantuar një plan pesëpikësh për shtensionimin në veri.

Profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi, në një prononcim për Klankosova.tv, ka thënë se ky plan i Kurtit është i logjikshëm dhe i arsyeshëm, derisa shtoi se Qeveria e Kosovës duhet të tërheqë kryetarët veriorë në një godinë alternative, në mënyrë që kjo të merret nga bashkësia ndërkombëtare si dëshirë e qeverisë për të shtensionuar situatën.

“Plani pesëpikësh i Qeverisë së Kosovës është shumë i logjikshëm dhe i arsyeshëm, por duhet parë rrethanat se si duhet të implementohet. Qeveria e Kosovës besoj se duhet të bëjë një veprim që do të kënaqte bashkësinë ndërkombëtare BE-në dhe ShBA-në, pra tërheqja e kryetarëve në një godinë alternative dhe po besoj që mandej do të duhej të merrej seriozisht plani i Qeverisë pasi është i logjikshëm dhe i arsyeshëm, por duhet ta bëjmë lëvizjen e parë, që BE-ja dhe ShBA-ja ta marrin si dëshirë e madhe e qeverisë për shtensionimin e situatës dhe pastaj do të duhej të merret në konsideratë plani i qeverisë për shtensionimin e situatës që është paraparë por edhe Kosova duhet t’i bëjë hapat e parë për të treguar dëshirën e madhe për shtensionim palëve ShBA-së dhe BE-së”, ka thënë Arifi për Klankosova.tv.

Arifi foli edhe për pranimin ose jo të këtij plani nga BE-ja. Sipas tij, ky propozim i Kurtit mund të pranohet nëse plotësohen disa kushte.

“Plani mund të pranohet por janë disa kushte që duhet Kosova t’i plotësojë që të pranohet, pra e para duhet kryetarët e komunave të shkojnë në godina alternative ta vazhdojnë punën e tyre deri në zgjedhjet e reja, pasi qeveria nuk është kundër zgjedhjeve të reja, por vetëm duhet të gjendet gjuha dhe kompromisi në mes të Kosovës dhe BE-së e ShBA-së, nëse këto dyja gjenden atëherë edhe plani i qeverisë është shumë i arsyeshëm, por mund të ndryshojë varësisht nga marrëveshja që mund ta bëjë Kosova me partnerët ndërkombëtarë”, ka shtuar ai.

Mirëpo, sipas tij, por  vepruar shpejt dhe pa humbje kohe, në mënyrë që Kosova të mos dalë si palë dëmtuese, provokuese, apo palë që s’po e do shtensionimin e situatës.

“Duhet t’i kuptojmë edhe shqetësimet e ndërkombëtarëve, pra duhet të jemi më racionalë dhe më të ftohtë në veprime”, ka përfunduar ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

 

You may also like