Ardian Nuhiu fitoren kundër Vardarit ua dedikon “Ballistëve” dhe qytetit të Tetovës – Shqip

by admin
Spread the love

Shkëndija në  javën e 10-të të sezonit vjeshtor  në transfertë mundi  Vardarin me rezultat të sigurt  2:0 dhe tani e vetmuar kryeson tabelën  me 23 pikë. Për ekipin kuqezi ishte kjo  fitorja e 7-të sezonale pas  dy barazimeve  dhe  një disfate.

Për ndeshjen  dhe  fitoren kundë ekipit të Vardarit, pas  ndeshjes  për kanalin zyrtar të klubit  flet trajneri Ardian Nuhiu 

Sidomos kur takohen këto dy skuadra, e dimë të gjithë rivalitetin, pavarësisht situatës të ekipit kundërshtarë. Unë mendoj personalisht se është luftuar jashtëzakonisht shumë nga skuadra jonë dhe ky tre pikësh ishte i rëndësishëm për të pasur ecurinë apo vazhdimësinë e rezultateve pozitive. Këtë fitore u’a dedikojmë tifozëve tanë ‘Ballistëve’ gjithashtu edhe qytetit të Tetovës dhe unë mendoj se këta djem meritojnë të ndjekën sepse në çdo ndeshje po vdesin në fushë, po sakrifikojnë gjithçka për të marrë rezultate pozitive

Nuhiu  tha  se futbollistë  e  ekipit të tij kanë shumë cilësi dhe kualitet, por  në disa raste  në fusha jo adekuate atyre  ua  vështirson punën.

 “Futbollistët tanë realisht kanë shumë cilësi dhe kualitet, por në momentin kur ka fusha të tilla, na i vështirëson punën dhe nivelizohesh me kundërshtarin. Por, pavarësisht situatës dhe fushës, prap unë mendoj se skuadra krijoi shumë, gjithashtu në pjesën e parë ne mund të shkonim në epërsi, thjesht nuk arritëm që të realizojmë, por u luftua takimi, erdhem tek goli, pastaj është menaxhuar shumë mirë nga skuadra dhe në fund e shënuam edhe golin e dytë.”

Nuhiu theksoi se pas një jave të stërngarkuar pauza  dy  javore është e mirëseardhur.

 “Realisht ka qenë një javë e ngarkuar, sepse kemi pasur çdo tre ditë ndeshje, por do ta shfrytëzojmë këtë pushim dhe gjithashtu do të analizohemi si skuadër. Gjithmonë ka vend për përmirësim dhe ne këtë do të tentojmë ta bëjmë gjatë këtij pushimi.”

Në xhiron e fundit të rrethit të parë ekipi kuqezi  më 22 tetor me  fillim në ora 14:00 është nikoqire e AP Brera .

You may also like