Arabia Saudite “çmendet” me Cristianon/ Dyqanin i Al Nassr shet rreth 400 fanella në ditë – Shqip

by admin
Spread the love

Çmenduria është instaluar në kryeqytetin e Arabisë Saudite Riad. Shkak është bërë Cristiano Ronaldo.

Që prej ditës kur shkeli në tokë arabe, është shumëfishuar interesimi i bonorëve për portugezin, sportin e futbollit dhe klubin Al Nassr.

Çdo ditë përjetohet si festë në këtë qytet dhe epiqendra është dyqani zyrtar i klubit edhe pse fizikisht nuk ndodhet në zonën më të frekuentuar.

Cristianomania ka përfshirë të gjithë pasi klubi nuk resht së stampuari bluza me numrin 7 dhe emrin e tij. Është arritur të shiten deri në 400 fanela në ditë me një çmim që nuk është i lirë.

Arabët, apo kushdo tjetër që dëshiron një bluzë të tillë duhet të paguajë 100 Dollarë amerikanë. Ajo prodhohet në moment. E veçanta është se klubi ka porositur nga sponsori të prodhojë më shumë fanela në masave më të zakonshme të cilat pritet të përfundojnë këtë të dielë. Kanë mbetur vetëm masat për fëmijë dhe ato XXXL.

Tv Klan

You may also like