Apple kalon Samsung, kryeson tregun global të smartphone në T IV –

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Apple rikthehet në majë, pasi dërgoi numrin më të madh të smartphone-ve se çdo prodhues tjetër në tremujorin e katërt të vitit 2021. Në tremujorin e tretë 2021, Apple renditej e dyta, kurse tani ka lënë pas Samsung duke zënë vendin e parë. E gjitha kjo, natyrisht, falë ecurisë së fortë të serisë së iPhone 13.

Në fakt, analistët e Canalys i cilësuan dërgesat e iPhone-ve në Kinën kontinentale “të paprecedenta”. Zinxhiri i furnizimit të Apple po e merr veten, gjithsesi nuk mund të prodhonte mjaftueshëm iPhone për të përmbushur kërkesën, dhe për këtë arsye iu desh t’u jepte përparësi disa tregjeve krahasuar me të tjerë.

Kompania me seli në Cupertino nuk është e vetmja që po lufton me ofertën. Canalys paralajmëron se kompanive kryesore do t’u duhen vite për të rritur kapacitetin e prodhimit të chip-eve. Kjo është arsyeja se pse prodhuesve të smartphone-ve u është dashur, gjithnjë e më shumë, të kërkojnë furnizues të rinj dhe të ribalancojnë linjën e produkteve për t’u fokusuar në modelet më të shitura.

Samsung, e cila mbante vendin e parë në TI, TII dhe TIII, ra në vendin e dytë në T IV, është më afër Apple krahasuar me tremujorin e fundit të 2020. Ky është një cikël i natyrshëm për Apple – iPhone-t e rinj, të cilët dolën në treg në shtator apo nëntor çuan në një rritje të shitjeve.

Në tremujorin e katërt 2020, Apple dhe Samsung kontrollonin përkatësisht 23% dhe 17% të tregut, kurse në tremujorin e katërt 2021, shifrat ishin përkatësisht 22% dhe 20%. Xiaomi, Oppo dhe Vivo (që plotësojnë Top 5) janë brenda një pikë përqindjeje se sa ishin një vit më parë.

Problemet në zinxhirin e furnizimit kanë penguar rritjen e tregut, për këtë arsye, dërgesat në tremujorin e katërt të vitit 2021 ishin vetëm 1% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020. Analistët parashikojnë se mungesat e komponentëve do të fillojnë të lehtësohen vetëm në pjesën e dytë të këtij viti.

/ GSMArena

You may also like