Apel ekipeve të emergjencës që me urgjencë të fillojnë t’u vijnë në ndihmë qytetarëve – Shqip

by admin
Spread the love

Një grua bashkë me fëmijën e saj pesë vjeçar kanë vdekur mbrëmë si pasojë e vërshimeve të mëdha në lagjen “Asllan qeshme” të Pejës.

Në lidhje me këtë ka reaguar trajneri i xhudos, Driton Kuka, i cili ka bërë apel ekipeve të emergjencës që me urgjencë t’u dalin në ndihmë qytetarëve.

Kuka theksoi se shumë lagje të Pejës janë duke u ballafaquar me mungesë të rrymës dhe të ujit, transmeton Klankosova.tv.

“Pamje apokaliptike nga qyteti i Pejës! Mbramë qyteti ynë u trondit nga një kohë e cila shumë lagje i ka sjell në gjendjen çfarë po shihni në foto!”, shkroi Kuka.

“Që të jetë gjendja edhe më e trishtë një nanë e re me fëmiun e saj 5 vjeçar u gëlltit pamëshirshëm në lagjen tonë duke i ba këto vërshime me dhembje për të gjithë ne!”.

“Apel ekipeve të emergjencës që me urgjencë të fillojnë qysh sot të u vijnë në ndihmë qytetarëve kudo që vërshimet kanë depërtuar”.

“Përndryshe shumë lagje po përballen me shumë probleme dhe koha nuk pret,sot spo shoh ende asnjē lēvize ende pērkundër që është mëngjes i hershem”.

“Peja ka nevoj urgjente që të rimëkëmbet,shumë lagje janë sot në mëngjes duke u përball me mungesa nga më të ndryshmet,rrymë,ujë e shumë probleme tjera!”.

You may also like