Antikorrupsioni do të hapë lëndë për kompaninë “Eurovia”

by admin
Spread the love

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) do të hapë lëndë në lidhje me kompaninë “Eurovia”, e cila e fitoi tenderin e Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), në vlerë prej 1,8 milion euro.

“Në kolegjiumin e sotëm, KSHPK-ja konstatoi se në rastin konkret ekzistojnë elemente për veprim kompetent nga ana e komisionit në aspektin material, pasi përfshin shuma të larta, por edhe rreziqe për lidhje politike”, deklaroi kryetarja e KSHPK-së Biljana Ivanovska.

Paralajmërimi për hapjen e lëndës, siç njofton Telma, vijon pasi “kompania ‘Eurovia’ fitoi tender prej 1,5 milionë euro pa TVSH për të ripërshtatur sallën ‘Boris Trajkovski’ për takimin ministror të OSBE-së në nëntor dhe dhjetor. Por, edhe vitin e kaluar kishte biznese me shtetin dhe komunat, ndërsa sipas të dhënave të publikuara, në të njëjtin vit kompania ka dhuruar edhe 1,8 milionë denarë për partinë politike BDI, ndërsa njëri nga pronarët Elmedin Ademi ka dhuruar 2,5 milionë denarë”.

Sipas Ligjit për financimin e partive politike, thuhet më tej, “partitë nuk mund të financohen nga ndërmarrjet private, të cilat në kohën e dhënies së mbështetjes së partisë politike kryejnë shërbime publike për organet shtetërore ose për institucionet publike, parapagimet dhe fondet me marrëveshje”.

Nga “Eurovia” mohojnë se ka shkelje të ligjit. Në njoftim nuk thuhet se cila “Eurovia” me cilin numër tatimor ka dhuruar, duke qenë se ka disa kompani që mbajnë emrin “Eurovia”, e lidhen me grupacionin me të njëjtin emër. Përfaqësuesit janë Elmedin Ademi dhe Eldin Ademi, i cili nga muaji i kaluar është kryetar i degës së BDI-së në Jegunoc.

MARKETING




You may also like