ANSA: Pushime në Shqipëri, destinacioni i ri i preferuar për turistët në 2023

by admin
Spread the love

TIRANË, 11 gusht /ATSH-ANSA/ – Dy vitet e fundit, falë dëshirës për të udhëtuar sërish pas pandemisë, portofolit më pak të mbushur, dobësimit të euros drejt tregjeve të tjera dhe mbi tridhjetë aeroporteve italiane të lidhura me Tiranën, Shqipëria është bërë një destinacion në trend për italianët që kërkojnë destinacione të reja pushimi.

Mbi 600 000 vizitorë italianë e zgjodhën atë në vitin 2022 (+72% krahasuar me 2021 dhe +30% krahasuar me 2019 para Covid-it) dhe tashmë u raportuan 310 000, 57% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, në gjashtë muajt e parë të viti.

Por, si u bë ky vend i vogël midis Ballkanit dhe Mesdheut, i njohur mbi të gjitha si vendi i migracionit deri pak vite më parë, një destinacion popullor udhëtimi?

Ajo që i tërheq vizitorët është premtimi i një deti të bukur, të aksesueshëm me çmime të drejta.

Dhe gjithashtu, trashëgimia e pasur historike dhe kulturore, në të cilën spikasin objektet e trashëgimisë së Unesco-s, qytet-muzetë e Beratit dhe Gjirokastrës, gjallëria e qendrave urbane, mjediset e paeksploruara, të favorizuara nga adhuruesit e aktiviteteve në natyrë”, tha Benko Gjata, një gazetar, lider i certifikuar kombëtar turistik dhe ekspert i turizmit kulturor.

Gjata themeloi dhe drejton organizatën jofitimprurëse “Centro di Cultura Albanese”. Ai nënshkroi me antropologun Francesco Vietti guidën e fundit turistike nga Morellini dhe Feltrinelli kushtuar Shqipërisë.

“Udhërrëfyesin tim të parë e shkrova 12 vjet më parë dhe u përpoqa të gjeja një botues. Më duket si një epokë tjetër tani”, tha Gjata.

“Sigurisht që Shqipëria kushton më pak se Italia, në një plazh në bregun e Jonit, një ombrellë në rreshtin e parë me dy shezlongë nuk i kalon 10 euro në ditë.

Dhe çmimi mesatar i një krapi deti të pjekur në skarë në këtë zonë bregdetare, ku përfshihen vende si Saranda dhe Vlora, varion nga 10 deri në 12 euro, një pjatë merluci kushton po aq, një sallatë 3 euro dhe birra 2,50 euro e servirur ne tavoline në restorantet me pamje nga deti.

“Për një vend parkimi buzë detit paguhet 3-4 euro në ditë”, tha ai.

Gjata, e cili jeton dhe punon në Torino (në Itali jetojnë e punojnë 630 mijë shqiptarë) nuk i fsheh disa çështje kritike.

“Shqipëria nuk ka ende kapacitete materiale për të përballuar turizmin masiv”, tha Gjata.

“Kini parasysh se tashmë dy të tretat e plazheve tona ishin plot në gusht edhe më herët, pasi popujt e Ballkanit pa dalje në det i zgjedhin shpesh. Gjithashtu mungon infrastruktura, para së gjithash autostrada, edhe nëse rrugët shtetërore në bregdet janë në gjendje të mirë”, shtoi ai.

“Dhe nuk ka asnjë shkollë të menaxhimit të hoteleve që mund të trajnojë një personel të kualifikuar. Shpesh ne ecim përpara me vullnetin e mirë të amvisave”, tha Gjata.

Pa harruar se në të kaluarën Agjencia Evropiane e Mjedisit e konsideronte cilësinë e ujit të dobët.

Gjithsesi, flukset turistëve të huaj po rriten jo vetëm nga Italia, por edhe nga Spanja dhe Holanda, falë një programi të ngjashëm me “Isola dei Famosi”, i transmetuar në Holandë, me disa episode të xhiruara në Shqipëri”, tha Gjata. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like