Ankthi pas gripit/ Mjekët psikiatër, këshilla për pasojat në shëndetin mendor: Mos neglizhoni…

by admin
Spread the love

Popullata jonë është aktualisht e ekspozuar ndaj virusit të grupit dhe Covid19, të cilat e kanë rënduar situatën epidemiologjike në vend.

E të ndodhur në këto kushte ku siç thotë populli, ‘gripi po bën kërdinë’, pyetja që shtrojmë është a ndikon ky virus në shëndetin mendor.

“Mas kalimit të gjendjeve gripale, edhe të lehta, jo domosdoshmërisht të rënda, ose është aktivizuar një ankth i mëparshëm, ose ka shpërthyer për herë të parë problematika e lidhur me gjendjen e ankthit. Çrregullimi i gjumit, ndjesia e rëndesës në gjoks. Simptomat tipike të ankthit, marramendje, emocione si e mpirë, sikur si bën përshtypje asgjë e mirë. Pa arritur nivelet e një patologjie të rëndë, siç është depresioni.

Moshat e reja dhe moshat aktive 30-50 vjeç, e vuajnë më tepër gjendjen e ankthit, shkojnë në punë, janë më të ekspozuar ndaj grumbullimeve, ato e vuajnë më tepër, tërthorazi edhe ngarkesën që krijon në sistemin nervor.

Gjithmonë rekomandohet aktiviteti fizik. Nuk është ‘tangërllëk’, por është detyrim ndaj shëndetit.”- shprehet mjekja psikiatre, Arjana Reli.


Top Channel

You may also like