Ankth dhe terror në Beograd/ Mbrojtësi i Lacios kërcënohet me armë, plagoset agjenti i tij

by admin
Spread the love

Një lajm tronditës vjen nga Serbia. Bëhet me dije se mbrojtësi malazez, i Lacios, Adam Marusic ka përjetuar momente paniku në Beograd, në përfundim të ndeshjes mes Serbisë dhe Malit të Zi, teksa është kërcënuar edhe me pistoletë mbi kokë. 

Mbrojtësi malazez i Lazios zgjodhi të darkojë në një restorant të Beogradit pas ndeshjes, bashkë me të shoqen, të ëmën, të motrën dhe agjentin e tij Uros Jankovic, pasi në të njëjtën ditë festonte edhe ditëlindjen e 31-të.

Por në përfundim të darkës, sapo kanë dalë nga restoranti janë sulmuar nga një grup të rinjsh, që kanë goditur dhe plagosur agjentin e tij, teksa edhe Marusic është mbajtur nën kërcënimin e pistoletës që të mos ndërhyjë në ngjarje. 

5524833_viber-image-20231020-163140400_ls

Të gjithë historinë e ka rrëfyer agjenti i tij Uros Jankovic, i cili u dërgua në spital i plagosur dhe iu desh të kryejë një operacion në këmbë, teksa menjëherë bëri denoncimin në polici dhe rrëfeu ngjarjen për median. 

“Më sulmuan mua, Marusiçin, të shoqen, të ëmën. Më goditën me pistoletë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Përfundova në klinike dhe mu desh të bëja një operacion, pasi kisha plagë të shumta. 

Adam është një hero, sepse pa të do të kisha rrezikuar të humbja jetën”, tha ndër të tjera agjenti. 

Vetë Jankoviç njohu mes agresorëve dy djemtë e Zvezdan Terzic, menaxherit të përgjithshëm të Crvena Zvezdës, me të cilin agjenti i Marusic kishte pasur disa mosmarrëveshje të mëparshme. 

Për sulmin ndaj tij u arrestuan Niksha dhe Kostadin Terziç, djemtë e drejtorit të përgjithshëm të Crvena Zvezdës, Zvezdan Terziç, përcjell portali malazez “Vijesti”. 

PANORAMASPORT.AL

The post Ankth dhe terror në Beograd/ Mbrojtësi i Lacios kërcënohet me armë, plagoset agjenti i tij appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

You may also like