Ankesa e Vokrrit bie poshtë nga Gjykata Themelore e Prishtinës

by admin
Spread the love

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka refuzuar përfundimisht ankesën e Gramoz Vokrrit.

Gramoz Vokrri kishte dorëzuar padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës me arsyetimin se Kuvendi Zgjedhor, i organizuar nga ajo më 6 prill, është i parregullt.

Megjithatë,  Gjykata ka publikuar sot vendimin duke konstatuar se ankesa e Vokrrit ishte e pabazë.

Vokrri konsideron se iu mohua padrejtësisht e drejta e kandidimit për kryetar të FFK-së.

Atij iu mohua kjo pasi FFK-ja konsideroi se disa prej nënshkrimeve i kishte të pavlefshme.

Pas vendimit të Gjykatës, Federata e Futbollit të Kosovës ka lëshuar një komunikatë për medie duke e publikuar vendimin e Gjykatës.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e FFK-së rreth kësaj çështjeje. /insporti.com/

You may also like