Anija e mbytur në Greqi/ Deti nuk kishte dallgë, ja video që mohon versionin e rojes bregdetare greke

by admin
Spread the love

Një video e filmuar nga një marinar ditën e përmbytjes së anijes së përmbytur në Greqi, ka ndryshuar të gjithë versionin e ndërtuar të historisë së fatkeqësisë nga autoritetet greke.

Nga pamja 20 sekondëshe shihet se anija është filmuar në perëndim të diellit, ku dilet në dy konkluzione sa i përket kushteve të motit.

Së pari: kushtet e motit janë të shkëlqyera dhe deti është krejtësisht i qetë, prandaj një situatë optimale që sigurisht do të kishte bërë të realizueshme një operacion shpëtimi të mirëplanifikuar.

Së dyti: varka e peshkimit është praktikisht në vend, mezi lëviz nga rryma, dhe nuk lëviz shumë siç pretendohet nga roja bregdetare greke në një dokument zyrtar, i cili shpjegon se një varkë patrullimi nga Kreta u lidh me varkën e emigrantëve rreth orës 22:40 dhe e ndoqi atë në distancë duke vazhduar rregullisht deri në orën 1:40, njëzet minuta para mbytjes që ndodhi rreth orës 2.

Prandaj pamjet duket se konfirmojnë anijen e peshkimit në vështirësi, siç ishte raportuar që në mëngjes nga telefoni i alarmit, i cili kishte marrë thirrje për ndihmë nëpërmjet një telefoni satelitor në bord. .

Së fundi, shihet se nga anija e peshkimit është tërhequr një ngarkesë e vogël lundruese , me një litar , me gjasë me ujë dhe ushqime të furnizuara nga anija tregtare, të cilës i ishte kërkuar të afrohej nga stacioni grek i shpëtimit. Megjithatë, ato janë të vetmet imazhe të disponueshme përpara mbytjes së anijes. Disa orë më vonë, në errësirë, ajo anije peshkimi do të fundosej dhe 600 personat brenda saj do të ishinb në rrezik për jetën, deri më tani janë konfirmuar 78 viktima dhe qindra të zhdukur.

 

You may also like