Angli/ Emigrantët me gomone. Ministrja Suela Braverman “shkeli ligjin”

by admin
Spread the love

Ministria britanike për punët e brendshme Suela Braverman përfshihet në telashe të reja pa mbushur javën si pjesë e kabinetit të kryeministrit Rishi Sunak.

Këto janë pamjet e qendrës së procesimit në Manston të Kentit në Jug të Anglisë, të emigrantëve që mbërrijnë me gomone.

Sipas ligjit anglez emigrantët mes tyre edhe shumë shqiptarë duhet të qëndrojnë në këtë qendër procesimi jo më shumë se 24 orë e më pas duhet të akomodohen në hotele.

Braverman injoroi këshillat ligjore për mbajtjen e azil kërkuesve”.

Ky është titulli i gazetës Sunday Times ku tregohet se Braverman nuk dëgjoj juristët e Home Office të cilët i thanë, tre javë ma parë, se emigrantët janë duke u mbajtur në Manston në shkelje të ligjit.

Në të tilla kushte kur emigrantët mbahen në këtë qendër procesimi më shumë se 24 orë, si pasojë e shkeljes së ligjit ky veprim I bekuar nga Suela Braverman mund ti kushtojë qeverisë angleze miliona stërlina nëse emigrantët do të ngrenë padi.

Kapaciteti Manston është për të mbajtur 1.600 persona por atje momentalisht mbahet rreth 3.000 persona mes tyre qindra shqiptarë të mbërritur ditët e fundit me gomone.

Ishte ministria Suela Braverman ajo e cila realizoi vënien në veprim të skemës së dëbimit të shpejtë të shqiptarëve 9 djemve e 3 vajzave shqiptare pa iu dhënë mundësia e të kërkuarit azil.

Ata u dëbuan në Shqipëri me 13 Tetor vetëm 3 ditë pasi kishin mbërritur me gomone dhe nuk iu dha mundësia e kërkimit azil sic parashikon ligji anglez.

Dy prej 12 të dëbuarve, Lodjani dhe Eltoni i treguan Daily Mail të gjithë kalvarin e mbërritjes në Angli dhe më pas u deportuan drejt Tiranës.

Juristë të çështjeve të emigracionit në Angli e shikojnë këtë dëbim si të jashtëligjshëm dhe nëse të 12 të dëbuarit, do të hapin një proces për dëbim në kundërshtim me ligjin mund të fitojnë dëmshpërblim.

Ky do të jetë një tjetër diskreditim jo me pak kosto për ministren e brendshme Suela Breverman e cila me dorë të hekurt në kundërshtim me ligjet angleze, kërkon aplikimin e politikave ekstreme ndaj atyre që mbërrijë me gomone në Angli.

Sipas statistikave dhënë parlamentit anglez, nga 37.000 persona që mbërritën me gomone deri këtë fund tetori 12.000 janë shqiptarë.


Top Channel

You may also like