Andreazzoli: Asllani nuk është më një bast, ka hyrë në mekanizmat e ekipit

by admin
Spread the love

Kristjan Asllani nuk është më një bast tek Empoli. Të paktën kështu është shprehur trajneri i tij Aurelio Andreazzoli. Tekniku italian foli në konferencën për shtyp në prag të sfidës kundër Bolognas ku ndër të tjera u ndal edhe te situata e Asllanit.

Ai u pyet nga gazetarët nëse Asllani është në gjendje të zëvendësojë lojtarin e larguar në drejtim të Torinos, Ricci. Për këtë gjë tekniku u tregua i qartë se ai është i gatshëm dhe sipas tij ka hyrë mirë ne mekanizmat e ekipit.

“Po, por nuk kemi vetëm atë, ka edhe Stulac. Asllani nuk është më një bast i thjeshtë, ai tashmë ka hyrë në mekanizmin e ekipit. Por nuk duhet harruar se po shkojmë përtej cilësive individuale, të gjithë duhet të japin kontributin e tij për ekipin”. /oversport.tv

You may also like