Ancelotti dhe Xavi sot ‘luftojnë’ për trofeun e parë të sezonit

by admin
Spread the love

Trajnerët Carlo Ancelotti dhe Xavi Hernandez do të takohen për herë të nëntë sot (e diel) në finalen e Superkupës së Spanjës, ku spektakli nuk pritet të mungojë.

Rrallëherë në futboll një ballafaqim i dy trajnerëve ka prodhuar spektakël. Kur jemi tek përballja mes Carlo Ancelottit dhe Xavi Hernandez, spektakli nuk mungon. Ky ballafaqim gjithmonë ka sjellë emocione, andaj përgatituni për të njëjtën edhe sot në finalen e madhe.

Deri më tani janë zhvilluar tetë ndeshje zyrtare mes këtyre dy trajnerëve: katër në ligë, dy në Kupën e Mbretit dhe dy në finale të Superkupës së Spanjës.

Për të qenë më i qartë në këto ndeshje u shënuan mesatarisht 3.5 gola për ndeshje dhe për ta kthyer këtë në perspektivë që të dy ekipet kanë shënuar nga 14 gola.

Një rezultat mjaft i ngushtë është sa i përket rezultateve mes këtyre dy trajnerëve. Ancelotti ka fituar katër nga tetë takimet zyrtare ndërsa Xavi ka fituar katër tjera.

Real Madridi dhe Barça kanë barazuar vetëm një herë në 16 ndeshjet e fundit mes tyre (duke përfshirë miqësoret në SHBA).

Asnjë ndeshje mes këtyre dy trajnerëve nuk ka përfunduar me rezultat 0-0 dhe vetëm njëherë u shënuan më pak se dy gola: Fitorja me rezultat 1-0 e Barcelonës në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, rezultat të cilin Real Madridi e përmbysi me një fitore prej 4-0 në ndeshjen e dytë.

Ritmi i kësaj ndeshje është mjaft i lartë. Ka pasur shumë netë historike, si ajo kur katalanasit fituan me rezultat 4-0.

E njëjta shfaqje shpresojmë se do të na përcjellë edhe sot, gola dhe raste.

You may also like