Ancelotti citon Napoleonin: Më mirë gjeneral me fat sesa të mirë

by admin
Spread the love

Për Carlo Ancelottin fati është një cilësi. Këtë gjë e ka deklaruar vetë ai gjatë konferencës për shtyp në prag të sfidës kundër Osasunas. Ai u pyet nga gazetarët nëse ka pasur fat veçanërisht në ndeshjet përballë Chelsea dhe Sevilla.

Tekniku italian për të shpjeguar këtë gjë mori si shembull një shprehje të Napoleonit. “A jam unë me fat? Unë gjithmonë e kam cilësuar fatin një cilësi. Nëse dikush më thotë se unë jam me fat, unë i përgjigjem se kam një cilësi shtesë”.

Më pas ai shtoi: “Siç ka thënë edhe Napoleoni është më mirë të kesh gjeneral me fat sesa gjeneral të mirë”. Reali arriti një përmbysje të madhe në sfidën e fundit përballë Sevillas ku përmbysi një disavantazh prej dy golash. /oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Facebook

You may also like