Analisti Ibrahim Mehmeti komenton arsyen se përse VMRO-DPMNE garon sërish me Gordana SIljanovskën

by admin
Spread the love

Duke komentuar kandidaturën e VMRO-DPMNE-së për president të shtetit, e që është profesoresha Gordana Siljanovski, analisti politik Ibrahim Mehmeti, tha se nuk është e rastësishme kandidatura e saj, duke e ditur edhe narrativin e saj e që në vete ngërthen një nacionalizëm dhe antishqiptarëizëm.
“Kanë nevojë ta kultivojnë këtë frymë nacionaliste ngase vet e kanë kultivuar deri tani dhe tani kur vijnë zgjedhjet, atë që e kanë mbjell do ta korrin, prej asaj pjese presin rezultat. Dhe, unë me të vërtetë i kam përcjell deklaratat e VMRO-së ku thonë se ne do ta forcojmë ekonominë, standardin e jetës, do të luftojmë korrupsionin.. ata nuk thonë se integrimi evropian i bën këto punë. Se VMRO-ja nuk mendojnë se do t’i bëjë këto punë që i thotë. Ata mund t’i bëjnë ndonjë. Edhe Gruevski kishte rezultate ekonomike nëse do të jemi korrekt vitet e para, por kur e ka nijetin tjetër kund atë e ka vetëm si arsyetim alibi për ta arritur atë tjetrën”, tha analisit Mehmeti. /SHENJA/

MARKETING



You may also like