Analistët thonë se sivjet s’arrihet marrëveshja finale, progresi e përshpejton anëtarësimin në NATO e BE

by admin
Spread the love

Marrëveshje finale me njohje reciproke Kosovë-Serbi nuk mund të ketë sivjet
po vlerësojnë analistët politik në vend.

Madje ata thonë se shpesh herë në opinion po shihen deklarime aspak
fqinjësore here pas here edhe kërcënuese mbi zhvillimet në rajon.

Ish-këshilltari politik i ish-ministres për Dilog, Edita Tahiri, Gazmir
Raci në një intervistë për Ekonomia Online sa i përket çështjes së dialogut
konsideron që është e rëndësishme që opozita të marrë pjesë në fazën finale,
ndonëse thotë se këtë vit vështirë se mund të arrihet marrëveshja.

Sipas tij, nëse Kosova nuk arrin të zgjidh problemin me Serbinë atëherë do
të kalojmë në një fazë tjetër të debatimit të çështjeve reale që i preokupojnë
qytetarët siç është anëtarësimi në NATO e BE.

“Vendimi i gjykatës kushtetuese për çështjen e dialogut e ka bërë të qartë
se Qeveria e Kosovës është përgjegjëse për një proces të tillë. Por për shkak të
rëndësisë që ka ky proces konsiderojë që është e rëndësishme që opozita të marrë
pjesë në fazën finale sidomos opozita duhet të luajë rol në vendosjen e vijave
të kuqe në mbrojtjen e sovranitetit dhe të pacenueshmërisë së kufijve”.

“Progresi në dialog e përshpejton rrugën e Kosovë drejt NATO dhe BE dhe kjo
është mëse e sigurt. Nuk pres që brenda këtij viti mund të ketë marrëveshje
finale sepse është proces i ndjeshëm dhe do të shkaktojë tensione për shkak të
dallimeve ndërmjet palëve por kërkesa amerikane është që njohja duhet të jetë
elementi kryesor i asaj marrëveshje. Ne po shkojmë drejt finales. Zvarritja
krijon destabilitet, krijon paqëndrueshmi dhe po krijon mënjanim nga temat
reale të përditshme që i preokupojnë qytetarët e Kosovës. Nëse ne arrijmë të
zgjidhim problemin me Serbinë atëherë do të kalojmë në një fazë tjetër të
debatimit të çështjeve reale që preokupohen qytetarët e Kosovës”, tha Raci.

Ndërsa, profesori i Shkencave Politike, Shqiprim Pula tha se subjektet
politike parlamentare natyrisht që duhet dhënë kontributin e tyre për sa i
takon forcimit të shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Edhe Pula theksoi se këtë vit nuk do të ketë marrëveshje finale ndërmjet Kosovës
e Serbisë, për shkak edhe të deklarimeve shpesh herë kërcënuese për zhvillimet
në rajon, raporton EO.

“Subjektet politike parlamentare natyrisht që duhet dhënë kontributin e
tyre për sa i takon forcimit të shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare
dhe gjeopolitikën rajonale në veçanti. Nuk do të duhej të kishte ndasi partiake
dhe ngjyrime politike sepse kemi të bëjmë me ekzistencën e shtetësisë së
Kosovës.

“Nëse i bëjmë një analizë deklarimeve publike të presidentit serb Vuçiq duket se këtë vit kalendarik nuk do të kemi marrëveshje përfundimtare ndemjet Kosovës dhe Serbisë dhe shto faktin janë deklarime aspak fqinjësore here pas here edhe kërcënuese mbi zhvillimet në rajonin tonë prandaj nuk duhet pritur me entuziazëm se këtë vit mund të ketë një marrëveshje të tillë ndoshta për më vonë do të rriten pritshmëritë për një marrëveshje të tillë”, tha Pula.

You may also like