Analistët: Shkëmbimi i territoreve ka përfunduar, Ballkanin i Hapur s’është perspektivë për Kosovën

by admin
Spread the love

Ide e shkëmbimit të territoreve në Ballkanin Perëndimor ka përfunduar, po
vlerësojnë ekspertët në vend. Ndonëse e vlerësojnë si shumë të rëndësishëm
bashkëpunimin ndërmjet shteteve, ata thonë se  Kosova ka bërë mirë që nuk iu është bashkuar
Ballkanit të Hapur, kjo për shkak të problemeve të pazgjidhura me Serbinë.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqipërim Pula në një intervistë
për Ekonomia Online ka thënë se Serbia akoma nuk e ka vullnetin politik për të
bërë ndryshime kushtetuese për të hequr pretendimin territorial mbi Kosovën dhe
në këtë rast për veriun si tërësi dhe Mitrovicën në veçanti.

Tutje, ai tha se për aq kohë sa nuk ka gatishmërinë nga pala serbe për ta
njohur Kosovën, atëherëçdo lloj teme mund të vendoset vetëm në kërkesë.

“Për aq kohë sa ne nuk kemi gatishmërinë e që është rrjedhojë e
mosbindjes politike të Serbisë për njohjen e shtetit të Kosovës dhe për
krijimin e raporteve normale fqinjësore për të kultivuar politika fqinjësore
atëherë duket që çdo lloj teme që në të kaluarën është trajtuar mund të
vendoset përsëri si kërkesë. Nuk duhet harruar që Serbia akoma nuk e ka
vullnetin politik për të bërë ndryshime kushtetuese për të hequr pretendimin
territorial mbi Kosovën dhe në këtë rast për veriun si tersi dhe Mitrovicën në
veçanti”.

Sipas tij, një nismë e tillë nuk është mbështetur edhe nga shtetet e mëdha
të unionit evropian sa i përket Ballkanit të Hapur dhe Kosova ka bërë mirë që
nuk iu është bashkuar.

 “Ballkani tashmë duket që nuk e
ka frytshmërinë e trumbetuar sepse kemi tri shtete të cilat nuk janë
pjesëmarrëse në këtë nismë. Ndërkaq tri shtete të tjera të cilat po takohen
herë pas here dhe po tregojnë se po nënshkruajnë dakordime të tyre është
gjysmak”.

“Natyrisht që një nismë e tillë nuk është mbështetur edhe nga shtetet e
mëdha të unionit evropian për faktin që kemi proces të Berlinit dhe vizita e
kanceralitSholz në Prishtinë e theksoi nevojën që  gjatë javëve të vjeshtës do të ftohet takim i
radhë për procesin e Berlinit dhe natyrisht kjo nisme për Ballkanin e hapur i
ka bërë goditje politike Procesit të Berlinit. Kosova mirë që nuk iu ka
bashkuar dhe kam qenë kundër sepse kemi probleme thelbësore me shtetin e
Serbisë që po e konteston shtetësinë e Kosovës”, tha Pula.

Ndërsa, eksperti i sigurisë, Fatmir Qollaku theksoi se opsioni i shkëmbimit
të territoreve është i përfunduar.

Përderisa për iniciativën për Ballkanin e Hapur tha se është jo perspektive
për Kosovën, raporton EO.

“Kjo temë është e artikuluar si një alternativë e re e zgjidhjes së
problemeve. Unë mendoj që alternativa ose opsioni i shërbimit të territoreve
është i përfunduar. Atëherë kur ishte aktual u pa se nuk mund të implementohet.
Kundër shkëmbimit të territoreve ishin disa vende të fuqishme të unionit
evropian dhe ShBA. Prandaj në këtë relacion shkëmbimin e territorit e shoh jo
si alternativë e pranuar”.

“Ballkani i Hapur është jo perspektiv për Kosovën dhe mbetemi në pozicioni që disa e quajnë konservator. Unë mendoj që alternativa ose opsioni i shërbimit të territoreve është i përfunduar”, tha Qollaku.

You may also like