Analistët optimist se liberalizimi i vizave do të ndodh sivjet

by admin
Spread the love

Saga rreth liberalizimit të vizave në Kosovë po vazhdon tash e dhjetë vjet. Ndonëse Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e dala nga udhërrëfyesi për këtë proces, është vendi i vetëm në rajon që nuk gëzon liri të lëvizjes, raporton Ekonomia Online.

Situatë e njëjtë po
vazhdon edhe tani kur në krye të Qeverisë së Kosovës është Albin Kurti.

Njohësit e
proceseve integruese thonë se ndërlidhja e mundshme e procesit të liberalizmit
të vizave për Kosovën me dialogun politik me Serbinë, do të ishte zhgënjyese.

Ata shprehen
optimist se lufta në Ukrainë, mund të jetë në favor të Kosovës, që më në fund
ta fitojë liberalizimin e vizave.

Profesori i
marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, thotë për Ekonomia Online, se lufta
në Ukrainë ka ndryshuar qasjen sa i përket liberlaizimit të vizave për
kosovarët.

Ai thotë se një
kusht i tillë, tërthorazi ka qenë i lidhur.

“Kjo është e
vërtetë më herët, nuk është kushtëzuar por në një farë mënyrë mes rreshtave e
ka lënë ta nënkuptohet që mund të jetë edhe kjo si kusht për atë marrëveshjen
finale, por kjo ka qenë para luftës në Ukrainë. Normalisht pas kësaj lufte,
kanë ndryshuar rrethanat edhe në Kosovë por edhe në Serbi, pra Serbia nuk është
më ajo e privilegjuar e Bashkimit Evropian, sepse dy vendet e BE-së siç janë
Gjermania dhe Franca e kanë e kuptuar që privilegjimi i Serbisë vetëm po sjellë
kokëçarje për BE-në dhe për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. tash në këto
rrethanat e reja gjeopolitike nuk besoj se liberalizimi i vizave mund të jetë
kusht për Kosovën, sepse BE-ja e ka kuptuar se e ka humbur komplet
kredibilitetin në raport me Kosovën, dhe ata do të mundohen që këtë
kredibilitet të paktën ta fitojnë në anën e Kosovës, duke ia dhënë liberalizimin
e vizave”, u shpreh ai.

Duke përmendur
raportet e Komisionit Evropian, Arifi thotë se me votimin e Demarkacionit,
Kosova është dashur ta fitojë liberalizimin.

Ai shpreh optimist
se brenda vitit mund të ketë lëvizje pozitive në këtë drejtim.

“Sa i përket
kritereve të plotësimit të vizave, Kosova i ka plotësuar në 2017 kur është
votuar Demarkacioni, këtë e thonë çdo raport i Komisionit Evropian, dhe që nga
viti 2018-2022, në secilin raport e kanë potencuar që Kosova i ka plotësuar
kushtet, por topi është në Këshillin e Evropës. Po besoj për shkak të
rrethanave të reja gjeopolitike dhe të sigurisë, është krijuar një momentum
pozitiv që Kosovës t’i largohen vizat”, u shpreh ai.

E eksperti i
Integrimeve Evropiane, Agron Hoti, thotë se evropianët heqjen e vizave për
Kosovën e ndërlidhin kryekëput me dialogun dhe përfundimin e tij me një
marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Teksa ka folur për
këtë proces, Hoti thotë se Bashkimi Evropian ka qenë i padrejtë me Kosovën, për
të cilën thotë se iu është vënë kritere që asnjë shtet nuk i ka pasur.

“Nuk është e drejtë dhe kjo vazhdimisht ka qenë i ndërlidhur. Shumë gjëra në politikë nuk thuhen. Sikur ta thoshte Bashkimi Evropian që dialogu është i lidhur me liberalizimin e vizave, atëherë kjo do të ishte diçka fatale për vetë BE-në, sepse këso kritere nuk kanë pasur asnjë vend, por neve vazhdimisht na kanë mbajtur të lidhur me dialogun, por edhe vetë deklarata e fundit e trojkës Gjermani, Francë dhe Poloni, la të kuptohet se procesi i liberalizimit të vizave është i lidhur me dialogun”, u shpreh Hoti.

You may also like