Amerika na përkrah me donacione dhe mbështetje, Rusia na sjell vetëm probleme – Shqip

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në lançimin e Qendrës së re të Transplantit të Qelizave Staminale Hematopoetike në Klinikën e Hematologjisë falenderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës që sipas Grubit ndihmojnë vendin tonë në ndërtimin e spitaleve, çerdheve, rrugëve dhe na ndihmon në rrugën drejtë Bashkimit Evropian.

Sipas tij, përdallim nga SHBA-ja, është Rusia që vendit tonë i sjellë vetëm probleme, turbulence dhe ka për qëllim që vendin ta largojë nga rruga e BE-së.

Tha se janë qytetarët vetë ata që duhet ta bëjnë dallimin dhe vlerësojnë ndihmën që e jep SHBA-ja për vendin tonë.

“Para disa ditësh fola për ndikimin rus. Realizimi i këtij projekti në vendin tonë është edhe një dëshmi për atë që unë kam folur në ngjarjen e organizuar nga Qeveria. Gjithçka që vjen nga Rusia ka të bëjë dhe ngjall probleme, turbulenca, provokime, ka për qëllim që të na largojë nga rruga Evropiane, dhe gjitha ajo që marrim nga SHBA është mbështetje për rrugën dhe aspiratat tona drejtë BE, rinovimin e spitaleve, ndërtimi i rrugëve, ndërtimin e çerdheve ndërtimin e projekteve të rëndësishme dhe të domosdoshme për vendin dhe qytetarët. Për këtë arsye, qytetarët duhet ta bëjnë dallimin”, deklaroi mes tjerash Grubi.

Shtoi se prioritet për Qeverinë që do të zgjidhet pas 8 majit është ndërtimi i Qendrës së re klinike.

You may also like