Ambasadorja Yuri Kim del me mesazhin e koduar për Berishën dhe kandidatët e tij

by admin
Spread the love

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim po ndjek me vëmendje fushatën zgjedhore të 6 marsit. Përmes një postimi në Twitter, në formën e 4 pyetjeve, Kim u tërheq vëmendjen kandidatëve të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Reagimi i Yuri Kim:

“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”, shkruan ajo.

You may also like