Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës për vizitë në Shtëpinë Botuese “Logos-A”

by admin
Spread the love

Sot, Ekselenca e Tij z. Zhang Zuo, Ambasador i Republikës Popullore të Kinës, i shoqëruar nga Këshilltari i tij Ekonomik dhe Komercial, z. He Binghua, me kërkesë të tij ishte mysafir në zyrat e Shtëpisë Botuese “Logos-A”, ku u mirëprit nga prof. dr. Adnan Ismaili, drejtor.

Gjatë vizitës së shkurtër nikoqiri i informoi mysafirët për veprimtarinë e deritashme kësaj shtëpie botuese, duke vënë theksin për gjuhët e ndryshme botërore nga të cilat janë përkthyer librat e botuar. Në këtë pikë u shpreh edhe interesimi për përkthim dhe botim të veprave si klasike ashtu edhe bashkëkohore kineze nga fushat e: filozofia, letërsisë, kulturës e të ngjashme.

Kjo ide u mirëprit nga Ambasadori Zuo, i cili shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mundshëm në këtë drejtim dhe në bisedë e sipër përmendi edhe thënien e Pejgamberit Muhammed: “Kërkoni dijen, madje edhe në Kinë”, për të cilën tha se Presidenti kinez Xi Jinping e ka cekur në disa fjalime të tij.

Në fund të takimit Ambasadorit iu dhurua gravura e Urës së Gurit si simbolikë e lidhjeve kulturore, si dhe libri “Architecture in Macedonia: the Ottoman Heritage”, nga Teresa Waltenberger, botuar nga kjo shtëpi botuese në anglisht.

MARKETING



You may also like