Altin Goxhaj prezanton “platformën”: S’do lejoj asnjë LGBT të shkelë në shkolla nëse bëhem Avokat i Popullit

by admin
Spread the love

Avokati Altin Goxhaj prezantoi përpara deputetëve në Komisionin e Ligjeve, platformën e tij si kandidat për postin e Avokatit të Popullit.

Ait ha se një nga synimet e tij është frenimi i “shpopullimit të Shqipërisë”, nismë sipas tij e miliarderit amerikan George Soros.

Goxhaj tha gjithashtu se nuk do të lejojë asnjë pjesëtar të komunitetit LGBT-së në shkollat e Shqipërisë.

“Po të jem unë, nuk do të shkelë këmbë LGBT-je në shkollat e Shqipërisë deri në 18 vjeç. Kjo është axhenda e Soros. Ne duan të na zëvendësojnë brenda 20 vitesh”, tha Goxhaj.

Sipas Goxhajt, problemi më i madh që ka sot Shqipëria është shpopullimi i vendit.

Goxhaj u shpreh se ai është i bindur që nuk do të votohet për postin e avokatit të popullit, sa kohë që axhenda e tij është e qartë kundër Soros.

You may also like