Alterntiva: Interesi i qytetarëve është mbi interesin e përmbaruesve

by admin
Spread the love

Nga Alternativa thonë se edhe pse aktualisht janë në opozitë, kanë merita pas miratimit të Ligjin për Marrëdhënie Obligative dhe Ligjin për Përmbarues në Kuvend.

Nga AAA thonë se ndryshimet ligjore ishin propozim i tyre.
“Me këtë rast po shpjegojmë se ndryshimi i Ligjit për marrëdhënie obligative, që ka të bëjë me kamatën e vonesës, ishte propozim i Alternativës dhe pjesë e marrëveshjes me të cilën ne hymë në qeveri më 2021, andaj na vjen mirë që më në fund u realizua edhe një pjesë e pikës sonë programore sa ishim në qeveri, e që ishte që shuma e kamatës të mos e kalojë shumën e borxhit. Po ky akt është bartur edhe në Ligjin për përmbarues, një veprim ky që i lehtëson qytetarët që përballen me këtë problematike. Sidoqoftë, dëshirojmë ta njoftojmë opinionin se në lidhje me Ligjin për përmbarues AlternAtivA ka propozuar edhe ndryshimin e 6 neneve të tjera për të cilat fillimisht kishim dakordim me LSDM-në, me çka do t’i lehtësonin dukshëm qytetarët, të cilët përballen me procedurën e përmbarimit. Por, si duket, propozimet tona të tjera u paskan shkaktuar probleme eksponentëve të caktuar, të cilët edhe vetë janë të përfshirë në veprimtari përmbaruese”, thonë mes tjerash nga AAA.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like