Allegri: Sfidë shumë e rëndësishme, goli i Milik kapitull i mbyllur

by admin
Spread the love

Pas sfidës së fundit polemizuese ndaj Salernitanës, Juventusi rikthehet të luajë një tjetër sfidë, këtë herë përballë Benficas në Champions League. Në prag të këtij takimi ka dhënë përshtypjet edhe trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Max Allegri.

“Ne kemi rikuperuar Di Marian, por nuk e di nëse do ta fus në lojë që në fillim, sepse ai ka bërë vetëm një stërvitje me grupin. Szczesny mund të jetë në dispozicion, ndërsa Alex Sandro ka një problem dhe ne do ta vlerësojmë për sfidën ndaj Monzas. Rabiot dhe Locatelli do të mungojnë”.

KUNDËRSHTARI- “Benfica ka një histori të rëndësishme europiane, është një skuadër e mësuar për t’i luajë këto sfida. Ata janë një ekip agresiv, vijnë pas 11 fitoresh. Sfida e nesërme nuk është vendimtare, por është shumë e rëndësishme. Ne do të duhet të luajmë si ekip, kompakt.”

FORMACIONI- “Për Milik si titullar nuk e kam vendosur ende sepse kam dyshime edhe në mesfushë, do të vendos nesër. Megjithatë, ne po ecim mirë dhe po rikuperojmë energjinë për të qenë në maksimumin tonë nesër mbrëma. Mbrojtja me tre? Varet nga karakteristikat e lojtarëve, mund të ndryshojmë edhe gjatë sfidës.”

GOLI I ANULUAR I MILIK- “Unë nuk kam shprehur kurrë mendime për sa i përket arbitrave, për mua ky diskutim është mbyllur të dielën në mbrëmje. Nuk e di nëse do të skualifikohem edhe pse mendoj se si trajner është më mirë të paguaj një gjobë, edhe të lartë madje.” /oversport.tv

You may also like