Allegri: Bëmë shumë gabime, duhet të dalim me çdo kusht nga kjo situatë

by admin
Spread the love

Trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri ka folur pas humbjes në “San Siro” përballë Milanit.

“Skuadra bëri mirë në 25 minutat e para, pastaj filloi të pasonte topin mbrapa. Përveç shtyllës së Leaos nuk rrezikuam gjë. Pësuam një gol që mund të evitohej, po ashtu edhe goli i dytë. Në këto momente, kur nuk je shëruar akoma, ke raste dhe nuk i shfrytëzon, atëherë paguan. Bëmë shumë gabime teknike.

Duhet të reagojmë menjëherë, sepse të martën kemi një tjetër ndeshje të rëndësishme. Kemi kohë për tu përmirësuar në kampionat, duhet të bëjmë më mirë dhe do ta bëjmë. Nëse në një ditë të tillë nuk shfrytëzon rastet…Milani bëri gjuajtjen e parë pas një topi që humbëm ne dhe në pjesën e dytë bëmë të njëjtin gabim.

Duhet të dalim nga kjo situatë, me të mirë apo të keqe, por duhet të dalim. Nuk flitet për mënyrën e lojës, por për reagim, duhet të fitojmë çdo duel”, tha Allegri. / Oversport.tv

You may also like