Aliti ka ligjëruar sot në kursin për menaxhimin e avancuar sportiv

by admin
Spread the love

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Aliti ka ligjëruar sot në kursin për menaxhimin e avancuar sportiv (ASMC), që po organizohet nga Komiteti Olimpik i Maqedonisë së Veriut.

Aliti ka ligjëruar në modulin e gjashtë për organizimin e ngjarjeve madhore sportive.

Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Aliti, ndau përvojën e tij në menaxhimin dhe organizimin e ngjarjeve të mëdha sportive, para vijuesve të kursit, që vinin nga federatat sportive të këtij vendi.

KOK dhe KO i Maqedonisë së Veriut kanë memorandum bashkëpunimi dhe ky bashkëpunim po fuqizohet edhe përmes ligjërimit në kurset ASMC, pasi këtë fundjavë në Prishtinë qëndroi edhe sekretari i përgjithshëm i KO të Maqedonisë së Veriut, Sasho Popovski, i cili ligjëroi në modulin e gjashtë të ASMC 3.

You may also like