Alibeajn nuk e njeh kuvendi i ‘Rithemelimit’: Korreshi: E paskan shpallur armik prapë, njëherë lindi në internim

by admin
Spread the love

Saimir Korreshi konfirmoi pjesëmarrjen e tij në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të thirrur nga Enkelejd Alibeaj. “Rithemelimi” e ka quajtur nul këtë mbledhje, pasi në Kuvendin e 30 prillit votuan për ta shkarkuar.

Sakaq, në një intervistë për ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, Korreshi tha se do të jetë në mbledhje, ndërsa ironizoi se Alibeaj është shpallur armik për herë të dytë.

Lexo edhe: Rithemelimi: Alibeaj po tradhton demokratët, do të zgjedhë Presidentin e Ramës

“Patjetër që do të jem, pa më të voglin dyshim. Zotin Alibeaj e paskan shpallur armik prapë. Ai e ka për së dyti tani se njëherë ka lindur në internim. Unë do të jem pjesë ku të mblidhen deputetë e PD. Nuk e di çfarë ka thënë Floriana Garo”, tha ai.

You may also like