“Albania 1″ dhe “Albania 2”, anulohet tenderi për ngritjen e satelitëve, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile zbulon arsyen (FOTO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Procedura e tenderit për ngritjen e satelitëve, “Albania 1″ dhe “Albania 2”, është anuluar. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka njoftuar për anulimin pasi asnjë kompani nuk ka plotësuar kriteret.

Sipas njoftimit të publikuar nga Agjencia e Prokurimeve Publike, objekti i kontratës me titull “realizimi i projektit të monitorimit të territorit me teknologji të avancuar shërbimi satelitor), për një periudhë 3 vjeçare”, kishte një fond limit TVSH 7.2 milionë USD.

“Arsyet e Anulimit sipas këtij dokumenti janë bazuar në ligjin ‘për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë’, pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit”.-tha ai.

You may also like